Meçorapaj: Në PD ka garë, leksioni që dhanë zgjedhjet

Meçorapaj: Në PD ka garë, leksioni që dhanë zgjedhjet

515
0

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj uron Sekretarët e rinj të Partisë Demokratike, Kryesinë dhe kryetarin Lulzim Basha për garën, zgjedhjet dhe vizionin demokratik! Në një status në rrjetin social FB, deputetja demokrate thekson se kundërshtari politik Edi Rama zhduku zgjedhjet në PS, ndërkohë i vrau ato edhe në Shqipëri. “Ka gare. Ky eshte leksioni i pare qe dhane dje zgjedhjet per Kryesine dhe Sekretariatin e Partise Demokratike. Nderkohe, kundershtari yne politik, Edi Rama, prej 6 dhe me shume vitesh mban Partine dhe Shqiperine pa gare. Siç zhduku zgjedhjet ne PS i vrau ato edhe ne Shqiperi.  Urime Sekretareve te rinj te PD, Kryesise dhe kryetarit Basha per garen, zgjedhjet dhe vizionin demokratik! #Nejemindryshimi”-shprehet Nada Meçorapaj!