“Më ndihmoni, po më vdes djali” Burrë e grua përloten kur mësojnë...

“Më ndihmoni, po më vdes djali” Burrë e grua përloten kur mësojnë lajmin e mirë nga Elvis Naçi

299
0

Dy ditë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan bëri një apel drejtuar qytetarëve shqiptarë, që të ndihmonin 14 vjeçarin Renis Muça, i aksidentuar në korrik të këtij viti.

Apeli i babait Remzi Muça ishte mjaft prekës. Babai iu lut shqiptarëve që ta ndihmonin pasi ai nuk kishte mundësi të përballonte kostot për ta dërguar të birin drejt një spitalit në Turqi.

Përpos qindra shqiptarëve që kanë kontribuuar për 14 vjeçarin, emisioni Shqiptarët për Shqiptarët i ka dhënë një lajm të madh familjes së Renisit. Elvis Naçi i ka takuar personalisht familjarët e Renisit, duke u thënë se “Shqiptarët për shqiptarët” kanë bërë të mundur që të paguhej shuma e madhe e avionit spitalor me të cilin Renisi do të transportohet drejt Ankarasë si dhe një shumë prej 5 mijë eurosh që familja t’i ketë për kurimin e djalit.

Naçi: Dëshira jonë është që shumë shpejt ta përqafosh djalin tënd pa qenë më i sëmurë. Për këtë arsye, ne kemi marrë dy gjëra për të bërë. E para është transporti me avion special për ta dërguar atë jashtë shtetit për të bërë ndërhyrjen. Ne e kemi marrë përsipër avionin. Plus kësaj, ai ka nevojë për donacion dhe ne kemi menduar që të japim për Renisin 5 mijë euro.