Me humor të keq dhe melankolikë? Ja si shpjegohet gjendja e rënduar...

Me humor të keq dhe melankolikë? Ja si shpjegohet gjendja e rënduar emocionale në dimër

325
0

Nuk i përkisni atyre që do të dalin për të luajtur me top bore dhe për të bërë një burrë dëbore, përkundrazi humori juaj është shumë i ulët?

Shihni pse jeni pushtuar nga melankolia e dimrit dhe çfarë mund të bëni.

Nëse jeni në humor të keq në dimër dhe jeni të pushtuar nga melankolia, mund të vuani nga sindroma “SAD” ose çrregullime emocionale sezonale.

SAD shkakton luhatje të humorit si gjatë vjeshtës ashtu edhe në dimër, kur ka më pak rreze dielli dhe simptomat zakonisht zhduken në pranverë me rritjen e diellit.

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, sindroma SAD nuk është një sëmundje e thjeshtë e dimrit. Simptomat e tij duket se shkaterrojne jetën e përditshme, duke filluar nga format me të lehta në të rënda dhe ndoshta duke arritur kufijtë e depresionit.

 

Këto simptoma mund të përfshijnë ndjenja trishtimi, humbje të interesit ose kënaqësi në aktivitetet që dikur i keni shijuar, më shumë orë gjumë, por jo pushim të vërtetë, ndjenja të pavlefshmërisë dhe vështirësi në përqendrim dhe në marrjen e vendimeve. Melankolia e dimrit gjithashtu rrit në mënyrë dramatike dëshirën tonë për makarona, niseshte, bukë – karbohidrate në përgjithësi, diçka që shumica e njerëzve e dinë!

 

Në cilat situata të avancuara i sëmuri mund të ketë mendime për vdekje ose vetëvrasje (ide vetëvrasëse).

 

Lajmi i mirë është se ka trajtime të disponueshme për sindromën SAD, duke përfshirë ilaqet kundër depresionit, psikoterapinë dhe fototerapinë.

 

Fototerapia përfshin ekspozimin ditor për 20 minuta para një burimi drite dhe konsiderohet efektive pas dy javësh ekspozim.

 

Rekomandohet proporcionalisht rritja e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, nëse sigurisht që e lejon moti.

 

Ushtrimi i rregullt, një dietë e shëndetshme, gjumë adekuat dhe mbajtja e kontakteve dhe marrëdhënieve sociale mund të ndihmojnë gjithashtu në luftimin e SAD.