Me foto nga fushata, Rama uron 8 marsin krah nënës dhe Lindës

Me foto nga fushata, Rama uron 8 marsin krah nënës dhe Lindës

373
0

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një foto krah nënës së tij Aneta dhe bashkëshortes Linda për të uruar sot festën e gruas, 8 marsin.

“Mirëmëngjes dhe një 8 Mars të gëzuar për të gjitha gratë dhe vajzat”, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetet sociale, ndërsa bie në sy se kryeministri ka zgjedhur një foto të shkëputur nga një aktivitet në fushatën e shkuar elektorale, siç duket jo vetëm nga flamujt pas krahëve të tyre të sfumuar, por edhe nga këmisha e Ramës, në të cilën dallohet dukshëm numri 2, që simbolizonte edhe renditjen e PS në fletën e votimit.