Me “eskortë”, si e la “Gjenerali” qelinë në burgun e Fushë-Krujës

Me “eskortë”, si e la “Gjenerali” qelinë në burgun e Fushë-Krujës

969
0

Nehat Kulla i njohur me nofkën “Gjenerali” ka lënë pak minuta më parë burgun e Fushë Krujës.

Në momentin ku Kulla ka lëne  qelinë ai ishteshoqëruar nga disa persona.

Në Benz dhe me makina të tjera shoqëruese “Gjenerali” fitoi sërish lirinë.

Kujtojmë se Nehat Kulla krijoi një bandë, e cila veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mbanin të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “Gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.