“Më erdhi keq, por nuk e mbajnë kot”, flet këngëtarja, mikesha e...

“Më erdhi keq, por nuk e mbajnë kot”, flet këngëtarja, mikesha e ngushtë e Zogut të Tiranës: Kaq rëndë s’ka qenë, s’kam kontaktuar…

476
0

Këngëtarja shqiptare që e ndan jetën mes Zvicrës dhe Shqipërisë, ka thyer heshtjen ku ka folur për herë të parë për miqësinë me Hermes Nikaj. Silvana Dollapi e ftuar në emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus është shprehur se ka patur shumë miqësi me “Zogun e Tiranës” dhe se arrestimi i tij nuk ka qenë pa baza sipas saj.

 

“Unë kam pasur një lidhje shumë të mire dhe nuk i kam servirur këtë pjesën që është bërë tabu në Shqipëri dhe nuk më ka hapur ndonjëherë nga këto lloj bisedash. Unë kam pasur marrëdhënie të mirë dhe më vjen keq. Edhe pa të drejtë ndoshta nuk është, por edhe të të mbajn kot. Po prapë më vjen keq sepse edhe kaq rëndë nuk besoj që ka qenë. Nuk kam kontaktuar me të se nuk kam pasur mundësi se ku të kontaktoj. Kisha dëshirë të bisedoja me mamanë e tij se kam patur shumë shoqëri por nuk kam rënë në kontakt akoma. I uroj të dalë sa më shpejt”, – ka përfunduar Silvana Dollapi.

 

Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostítucíoni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbim eskortë dhe sèks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me Artur Gjinin nga Mamurrasi në momentin që është arrèstuar. Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të sèksit të ofruar.