‘Mbyllja e dytë do të kishte pasoja shumë të rënda’, Rama zbulon...

‘Mbyllja e dytë do të kishte pasoja shumë të rënda’, Rama zbulon vendimin që është marë për shkollat

336
0

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dalë në një konferencë për gazetarët, të cilët janë online nga redaksitë e tyre, ku fillimisht është ndalur te situata e pandemisë së Covid 19 në vendin tonë.

Rama:

Do kërkoja ndihmën e të gjithëve ju që më ndiqni, që të jeni sa më të vetëdijshëm, secili në profesionin e vetë, por patjetër së bashku si një komunitet që jetojmë në këtë vend, të shmangim, qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do e bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të të gjithë atyre që janë në nevojë, qoftë dhe mbylljen e përgjithshme.

Është e domosdoshme që secili prej nesh të vetëdijësohet që ka një rol për të luajtur, në radhë të parë për të m,brojtur shëndetin e vetë dhe të të afërmve. Është i jashtëzakonshëm kontributi i secilit për të ndihmuar ata që janë në vijën e zjarrit, mbyllja do të kishte pasoja të jashtëzakonshme në çdo sektor, e veçanërisht në atë ekonomik.

Kam dëgjuar një zë të përsëritur për mbylljen e shkollave, dua ta theksoj se çfarë hapet dhe çfarë mbyllet vendoset nga ekspertët, dua tiu përcjell të gjithëve që na ndjekin përmes jush, se sipas të gjitha të dhënave, shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, por një hapësirë si të gjitha të tjerat, kanë potencialin e tyre të rrezikut.

Nga njëra anë është e rëndësishme që masat të zbatohen në çdo shkollë, siç po ndodh tani