Mbretëresha në kërkim të një menaxheri për rrjetet sociale, ja sa do...

Mbretëresha në kërkim të një menaxheri për rrjetet sociale, ja sa do të paguhet…

392
0

Mbretëresha e Britanië Elisabetë është në kërkim të një menaxheri I cili do të kujdeset për rrjetet sociale. Duket se 93-vjecarja e ka kuptuar shumë mirë fuqinë e teknologjisë.

 

Sa përket personit që do të kujdeset për rrjetet sociale, ai do të ketë një rrogë prej 30 mijë stërlinash në vit.

 

Në faqen e internetit ku listohen vendet vakante të punës në oborrin mbretëror , po kërkohet edhe një punonjës i komunikimeve dixhitale, që do të gjejë mënyra të reja për të ruajtur praninë e Mbretëreshës Elizabeth II në sytë e publikut dhe në skenën botërore.

 

Afati për të aplikuar është deri në datën 26 maj.

 

Aplikanti i suksesshëm do të sigurojë edhe një paketë gjithëpërfshirëse avantazhesh, leje vjetore prej 33 ditësh dhe dreka falas. Vendi i punës do të jetë në Pallatin “Buckingham”.

 

Mbretëresha Elizabeth II, në fakt nuk është më e huaj në mediet sociale. Në mars të këtij viti, ajo publikoi postimin e parë në Instagram gjatë një vizite në Muzeun e Shkencave të Londrës.