Mbi 100 mijë qytetarë në bulevard për demokraci, Basha pritet si kryeministër

Mbi 100 mijë qytetarë në bulevard për demokraci, Basha pritet si kryeministër

386
0

Forca popullore tregoi se është uragani i lirisë dhe demokracisë. Të shtunën kishte më shumë qytetarë, protestues e turistë të huaj se në çdo meniafestim tjetër në 3 dekada demokraci pluraliste. Dhjetëra qytetarë amerikanë dhe anglezë ishin në mes të bulevardit teksa bënin foto të ngazëllyer për këtë ngjarje.

Protesta e opozitës arriti fitoren e parë që në nisje të tij, ku qindra mijë protestues hynë në Tiranë nga katër anët e vendit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve është një fakt që nuk mund të fshihet tashmë as nga mazhoranca dhe as nga mediat afër saj. As droni i Top Channel nuk bëri foto parakohe mbrëmjen e së shtunës..

Si asnjëherë më parë, qytetarët morën pjesë në protestë duke mbushur jo vetëm bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Sheshi Nënë Tereza, zonën përreth Piramidës, Kryesisë së Kuvendit dhe deri në sheshin “Skënderbej”.

Pjesëmarrja masive më shumë edhe se java e kaluar tregoi se opozita de fakto ishte maxhorancë dhe ky qe mesazhi kryesor i protestës, pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti i Republikës. Kjo qe prova që konfirmoi se mbështetja qytetare për opoziten eshte rritur disafish pas gjashtë muaj protesta të pandërprera.