Mbaron pas 90 minutash takimi mes METËS dhe opozitës, BASHA dhe presidenti...

Mbaron pas 90 minutash takimi mes METËS dhe opozitës, BASHA dhe presidenti do të zbulojnë rezultatet

319
0

Sapo ka përfunduar takimi midis krerëve të opozitës së bashkuar me presidentin Ilir Meta.

Pas takimit (zgjati 1 orë e 30 minuta, për mediat është shprehur ish-deputeti Dashamir Shehi. Ai bën me dije se do të ishte më mirë që situata e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet më mirë me dokumente dhe jo me konflikte.

”Basha dhe Meta do të flasin më pas. Që të mos bëhet rrëmujë kot, më mirë të merremi me letrat zyrtare”, përfundoi ish-deputeti Dashamir Shehi.

Sot fokus i diskutimit ka qenë zgjidhja e krizës politike në vend, ngërcci me emërimet e Gjykatës Kushtetueses si dhe vazhdimi i Reformës në Drejtësi.