Mbajini vath në vesh, ja ç’duhet të dini nëse dashuroheni apo punoni...

Mbajini vath në vesh, ja ç’duhet të dini nëse dashuroheni apo punoni me një Peshore

179
0

Peshorja, është shenja e dytë në treshen e shenjave të ajrit. Një Peshore të bën për vete menjëherë. Aty ku eleganca takohet me bukurinë dhe sensualitetin, aty gjendet Peshorja. Të rafinuar dhe të balancuar, observues dhe diplomatë ata kërkojnë qetësi dhe janë shumë të lidhur me artin dhe muzikën. Kërkojnë që gjithçka përreth tyre të jetë e bukur.

 

Personat e kësaj shenje janë inteligjentë dhe shumë sharmantë, asnjë nuk mund t’i rezistojë sharmit të tyre. Kjo shenjë e do shumë harmoninë në marrëdhënie, megjithatë është shumë e vështirë të gjesh një partner siç e do Peshorja. Ata dua dikë që t’i dojë, por në të njëjtën kohë të jenë tolerantë ndaj gjithë flirteve dhe pëlqimeve të tyre. Më falni por ku gjenden këta?

 

Në momentet e tyre më të këqija ata janë narcizistë dhe nuk mendojnë dot për askënd përveç vetes. E kanë të pamundur të marrin vendime, qoftë edhe për situata shumë të rëndësishme, për jetë a vdekje. Shumica e marrëdhënieve të tyre përfundon sepse ata nuk gjejnë dot të mesmen e artë.

Edhe pse të udhëhequr nga planeti i dashurisë, kur vjen puna tek marrëdhëniet një Peshore do të zgjedhë dikë që i leverdis mbi të gjitha. E çuditshme, por e vërtetë. Kur vjen puna tek llogaritë kjo shenjë është shumë e shkathët. Gjithmonë shohin interesin e tyre. Nuk do të thotë që nuk ju duan, thjeshtë duan më shumë veten.

 

Nëse punon për një Peshore duhet të dish të zgjedhësh me kujdes dhe të jesh analizues i mirë. Ata e vlerësojnë shumë këtë gjë. Kësaj shenje i pëlqen drejtësia dhe të njëjtën gjë kërkon dhe nga vartësit dhe diçka tjetër.