‘Mbaje mend Erion Veliaj, pa ta pi kafen nuk ta lë’/ Pamje...

‘Mbaje mend Erion Veliaj, pa ta pi kafen nuk ta lë’/ Pamje ‘lufte’ te “5 maj-i”, banorët: Zemra më plasi e jetën mos e gëzofshin!

299
0

Tensionet vijojnë në lagjen ‘5 maj’në kryeqytet, ku policia ka nxjerrë me forcë jashtë shtëpive disa qytetarë. Ata shprehen për Fax News të revoltuar më shumë se kurrë dhe kërcënojnë me jetë kryebashkiakun Erion Veliaj.

Siç raporton dhe gazetarja e Fax News Jonida Omeri, policia ka nisur shoqërimet e para të banorëve ndërsa vlen të theksohet se ndërhyrja ka nisur që në orën 03:00 të mëngjesit duke ju ndërprerë dritat fillimisht.

Në mënyrë të paprecedentë Policia Bashkiake ka shoqëruar operatorin e Fax Neës që ishte futur brenda kordonit policor për të transmetuar shqetësimin e banorve.

Edhe pse operatori ka qenë lehtësisht i identifikueshëm, që ka qenë punonjës i medias në krye të detyrës, kjo nuk i ka penguar punonjësit e policisë bashkiake, që ta tërheqin atë, dhe ta pengojnë gjatë kryerjes së detyrës, në informimin e qytetarëve.

 

Të paktën 3 efektivë të policisë bashkiake kanë tërhequr operatorin, dhe e kanë shtyrë.

 

Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave, dhe më pas procesi do të vijojë edhe me godina të tjera në ditët në vijim.

 

Banorët e lagjes ‘5 maj’:

 

Qytetarja: Kjo qeveri kriminale me në krye Ramën e Erion Veliaj.

 

Zemra më plastë e jetën mos e gëzofshin, ky është shtet hajdut e trathtar. Ky shtet të vret natën!

 

Djemte e mi kanë punu gjithë jetën, po më ndalet fryma.

 

E mjera Shqipëri kë ka në krye, rroft Turqia e Serbia. Turp, turp, turp!

 

Në botë nuk ka ndodh te ne, ça bëhet kështu? Të më kapin zvarrë mua. I kam regjistruar dhe pse jam e moshuar. Dua rrobat që do vesh edhe kur të vdes, i kam lënë brenda..

 

Qytetari: Pa ta pi kafen, o Erion Veliaj nuk e lej. Vetëm po më vrave, je tu m’cenu nënën, motrën, jetën. Mbaje mend o Erion! Nuk mbrohesh dot gjithmonë me policë, do kesh luftë deri në fund. Këtu do ketë lufte.