Maska natyrale që rigjeneron flokët e dëmtuar dhe i rrit me 5...

Maska natyrale që rigjeneron flokët e dëmtuar dhe i rrit me 5 cm

451
0

Flokë të gjatë, të bukur dhe të shëndetshëm, kjo është ëndrra e çdo femre, një ëndërr që në jetën e përditshme bën që të paguajmë sa qimet e kokës vetëm për t’i patur. Si rrjedhojë injektojmë në kokën tonë serume dhe produkte kozmetike që përmbajnë pafundësisht element toksikë. Industria e bukurisë ka krijuar mijëra produkte kimike, por nëna Natyrë arrin t’i sfidojë ato. Fatmirësisht, ka disa alternativa natyrale shumë të mira për rritjen e flokëve, si është edhe lëngu i patates, i cili përdoret në shumë trajtime bukurie. Patatja e forcon rrënjën e flokut dhe i bën ata më të shëndetshëm. Lëngu i patates siguron lëndë ushqyese të ndryshme, si vitaminat A, B dhe C, kalcium, magnez, zink dhe hekur, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e flokëve.

 

Ja si të përgatitni një maskë për flokë me patate:

 

Përbërësit: 4 patate dhe ½ gotë ujë (100 ml)

 

Përgatitja: Fillimisht i lani patatet dhe i prisni në feta jo shumë të holla. Hidhini në shtrydhëse me gjysmë filxhan ujë dhe shtrydhini mirë derisa patatja të bëhet pure.

 

Më pas e aplikoni atë në kokë. Mbajeni për rreth 20-25 minuta, dhe më pas e lani kokën me ujë të vakët.

 

Duhet ta përsërisni këtë rezultat çdo ditë derisa të shihni rezultatet.

 

Sapo të vëreni përmirësime, përsëriteni trajtimin 2-3 herë në javë.