Masakra në xhami/ Shkon 49 numri i viktimave (Foto+Video)

Masakra në xhami/ Shkon 49 numri i viktimave (Foto+Video)

443
0

Mediat e huaja kanë publikuar një video të australianit, Scott Morrison një prej personave që hapi zjarr në dy xhami në Zelandën e Re, pak minuta para sulmit teksa hyri në lidhje live. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale. Videoja 17 minuta u publikua të Facebook, por u hoq menjëherë nga rrjeti social për shkak përmbajtjes së rëndë. Nga sulmi në dy xhamitë mbetën të vrarë 49 persona dhe 20 të tjerë të plagosur. Një video nga Daily Mail Australia tregon autorin duke qëlluar në dhjetëra njerëz teksa ata përpiqen të ikin. Pamje apokaliptike, njerëz të shtrirë, të gjakosur, të vdekur e të plagosur. Janë këto imazhet në mediat kryesore ndërkombëtare ditën e sotme.