Masakra e Reçakut/ Kur lotët nuk shterrojnë! Nga Nora Malaj

Masakra e Reçakut/ Kur lotët nuk shterrojnë! Nga Nora Malaj

158
0

Teksa sheh pamjet makabre të masakrës së Rejçakut, pas 21 – vjetëve , lotët rrjedhin rrëke dhe dhimbja dhe trishtimi të pushton!

45 fëmijë, gra e burra , në mënyrë çnjerëzore ju pritet jeta në mes nga rregjimi kriminal i Millosheviçit dhe banda e pushtetit të tij!

Masakra e Reçakut është një prej masakrave më mizore pas luftës së dytë botërore!

Gjithkush që ballafaqohet me këto pamje , ndjen sesa e madhe është barra e atyre që e shkaktuan këtë masakër,përballë popullatës shqiptare të pafajshme, që jeton sot në Kosovë!

Ende nënat , baballarët, familjarët e viktimave dhe e gjithë popullata në Kosovë e më gjerë e ndjenë barrën e kësaj masakre sot , në koshencën dhe subkoshiencën e tyre, përballë këtyre pamjeve makabre dhe tmerrin e këtij genocidi , që shihet nga pamjet e fotot e viktimave të pafajshme..

Ishte OSBE William Walker , që ndërgjegjësoi mbarë botën për masakrat që serbët po kryenin në Kosovë.

Gjithkush , që sot e vlereson veten si patriotë e luftëtarë i të drejtave të njeriut , në këtë ditë të përkujtimit të kësaj masakre, iu bënë thirrje për reflektim e për të pranuar fajësinë, atyre që e shkaktuan këtë masakër, të gjejnë forca dhe të kërkojnë ndjesë për ketë krim e genocit njerëzor !

Ende sot lotet nuk janë shterruar nga masakra dhe genocidi i shkaktuan në Reçak!

Nëse gjithkush nga ne sot do të ishte në vendit e atyre nenave që iu masakruan fëmijtë, grave që iu masakruan burrat, burrave qëiu masakruan gratë dhe prindërit në kete masakër , sot më shumë se kur do të bëheshin bashke për të detyruar fajtorët të pranojnë fajin e tyre!

Dhimbja për humbjen e jetëve të njerëzve të pafashëm , bëhet ulëritëse , kur mohimi i krimit dhe kësaj masakre të kryer apo tendenca për ta relativizuar bëhet vrastare edhe njëherë për ata shpirtra të masakruar padrejtësisht , familjarët e tyre dhe çdo indicvid që lufton për të drejta e njeriut.

Lotët nuk do të shterrojnë, derisa e vërteta e mohuar të pranohet nga ata që e kanë kryer kete masakër dhe genocid të njerëzimit ! Sot ishte një ditë për të reflekuar për këdo dhe kushdo që lufton për kauzën e njerëzimit! Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë. ! Derisa të vendoset e drejta lotët për këtë masakër nuk do të shterrojnë!

loading...