“Mara me njerkën e saj”/ Rudina Dembacaj befason me mesazhin e veçantë...

“Mara me njerkën e saj”/ Rudina Dembacaj befason me mesazhin e veçantë për 8 Mars, poston foton me vajzën e bashkëshortit dhe…

317
0

Le të pranojmë që mesazhin më të veçantë për 8 Mars, e dha Rudina Dembacaj. Aktorja ka postuar një foto me vajzën e Mark Frrokut, bashkëshortit të saj, teksa më humor shkruan: Mara me njerkën e saj.

“E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë, por kurrë nuk kam menduar më parë që do isha dhe njerkë. Më ke plotësuar pafund dashuria për fëmijët e burrit tim. Ju dua shumë”, shkruan ajo.

Rudina dhe Marku u martuan këtë verë, ndërsa ajo ka një fëmijë nga martesa e mëparshme, ndërsa ish-deputeti ka 3 fëmijë nga martesa e parë.