Manovra të rrezikshme për rrjete sociale, gjobitet 40-vjeçari me 200 mijë të...

Manovra të rrezikshme për rrjete sociale, gjobitet 40-vjeçari me 200 mijë të vjetra

319
0

Një 40-vjeçar është ndëshkuar me gjobë prej 200 mijë lekësh të vjetra, pasi kreu manovra të rrezikshme në autostradë me një motomjet, duke i rrezikuar jetën dhe përdoruesve të tjerë.

Videon e manovrës e ka postuar dhe në rrjete sociale.

Njoftimi i Policisë: Kurbin, Lezhë

Kreu manovër të rrezikshme me motomjet, në autostradë, rrezikoi veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, si dhe e postoi videon e manovrës në rrjete sociale, ndëshkohet me masë administrative 20 000 lekë të rinj, 40-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues motomjeti, duke kryer një manovër të rrezikshme për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, në aksin rrugor “Fushë Milot – Thumanë”, u bë identifikimi i shtetasit D. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ndëshkimi i tij me masë administrative 20 000 lekë të rinj, për shkelje të pikave 2 dhe 3, të nenit 139 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për denoncimet dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.

 

Gjithashtu, Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve.