Manaferra, ilaçi i shumë sëmundjeve

Manaferra, ilaçi i shumë sëmundjeve

628
0

Manaferra për ekspertët e mjekësisë popullore është super i pasur me vitaminat dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup.

Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak. Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh. Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore.

Përmban thartinë salicilinë (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për lehtësimin e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit. Ky frut forcon shikimin, forcon imunitetin, gjithashtu është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve.

Një studim i Universitetit të Floridës zbuloi se njerëzit që konsumojnë shumë fruta të pasura me antioksidantë kanë një peshë më të shëndetshme.

Antioksidantët tek manaferrat aktivizojnë gjenet që janë përgjegjëse për djegien e yndyrave. Për më tepër, polifenolët tek manaferrat kanë aftësinë të pengojnë formimin e depozitave dhjamore në organizëm.