“Mami, harrova të të jap diçka…”, i tha vajza… E ëma nuk...

“Mami, harrova të të jap diçka…”, i tha vajza… E ëma nuk ia pranoi dhuratën, por s’e priti dot mëngjesin e nesërm!

548
0

Teksa shihte falkoin në qiell, vajza ime më preku pak dhe më tha: “Mami, shiko atje!”

“Ah-sa bukur..,” murmurita ndërkohë që po i jepja makinës, e përhumbur në mendime për axhendën e ngjeshur.

Nuk e pashë fare të jem e sinqertë.

Buzëqeshja e saj u zhduk, dhe ajo e heshtur dhe buzëvarur shikonte nga dritarja e veturës.

Darkat, dushet dhe telefonatat … i mbushnin orët e mira derisa vinte orari i gjumit.

Ne i thamë lutjet tona së bashku dhe e sistemova vajzën time të vogël.

Ndërsa isha gati të ikja, ajo tha me butësi,“mami, harrova të të jap diçka …”

Isha kaq e lodhur saqë doja vetëm të shkoja në shtrat, “ma jep në mëngjes, tani jam shumë e lodhur”, i thashë.

Por ti nuk ke kohë në mëngjes!” argumentoi ajo, duke tundur kokën.

Unë do ta gjej kohën”, u përgjigja në mbrojtje.

Jo, nuk do ta gjesh. Do të jetë ashtu si sot, kur të thashë të shikoje falkoin… ti as nuk e dëgjove atë që të thashë.

Sinqerisht isha shumë e lodhur për të argumentuar, dhe vajza ime në atë moment po thoshte gjëra që ishin shumë afër të vërtetës.

Ndonjëherë pa marrë parasysh se sa shumë përpiqesha, koha më rrëshqiste nëpër gishta si rëra…

Nuk ishte kurrë e mjaftueshme.

Nuk më mjaftonte për vajzën, për burrin tim, dhe definitivisht nuk mjaftonte për mua.

“Naten e mire!” thashë duke e mbyllur derën me një goditje paksa të zhurmshme.

Më pas, vështrimi i atyre syve blu, i mbushi përftyrimet e mia ndërsa mendoja sesa të paktë e kishim pasur kohën… deri sa ajo u rrit deri në atë moshë.

“Pse je kaq e shqetësuar?” pyeti burri im.

I thashë për atë që kishte ndodhur, dhe ai tha: “Ndoshta nuk e ka zënë gjumi akoma, pse nuk kontrollon?”

Ndoqa këshillën e tij, edhe pse doja të më kish shkuar në mendje vetë kjo gjë…

…teksa hapja derën, pashë dritën nga dritarja që derdhej në trupin e saj në gjumë… dhe në dorën e saj, unë mund të shihja copat e letrës që i kishte patur të mbledhura në grusht.

Ngadalë, hapa pëllëmbën e saj për të parë se për çfarë kishte shkruar …

Lotët më rridhnin pandalim. Në krye të letrës kishte vizatuar një zemër të madhe të kuqe me një poemë të shkruar poshtë saj.

Ajo titullohej, “Pse e dua nënën time?”

I mblodha me kujdes copat e ndara të letrës dhe i vendosa ato së bashku.

Poema vijonte…

“Pse e dua nënën time…

Nëna ime është e zënë,

punon shumë fort,

por gjithnjë është në kërkim të kohës

për të luajtur me mua.

E dua nënën time, sepse

unë jam pjesa më e rëndësishme e

ditës së saj të zënë!”

Fjalët therën si shigjeta në zemrën time.

Dhjetë minuta më vonë, unë solla një tabaka në dhomën e saj me një filxhan me çokollatë të nxehtë dhe biskota.

Kur e preka butësisht fytyrën e saj të butë, ndjeva që zemra ime shpërtheu me dashuri.

Qërpikët e saj të trashë të errët shtriheshin si erashka mbi sytë e saj, ndërsa iu trazua gjumi, dhe ajo pa nga tabakaja dhe më pas fytyrën time,

”Për çfarë është kjo?” më pyeti ajo, e konfuzuar nga zgjimi i vonë natën.

Kjo është për ty …” thashë, “… sepse ti je pjesa më e rëndësishme e ditës sime të zënë”.

Ajo buzëqeshi dhe ashtu përgjumshëm e shijoi pak çokollatën e nxehtë… pastaj ra në gjumë, duke mos e kuptuar me të vërtetë se sa fort i nënkuptoja atë që i kisha thënë.

Në fund të fundit, fëmijët nuk do të kujtojnë atë lodrën e kushtueshme apo versionin e fundit të smartfonit që keni blerë për ta, ato do të kujtojnë kohën që keni kaluar me ta.

FAMILJA NUK ËSHTË NJË GJË E RËNDËSISHME; ËSHTË GJITHÇKA!