Makina përplas 3 fëmijë në Lushnje, ishin duke shkuar në shkollë

Makina përplas 3 fëmijë në Lushnje, ishin duke shkuar në shkollë

373
0

Një makinë ka përplasur 3 fëmijë në fshatin Allkaj të Lushnjes. Të aksidentuara janë 3 nxënëse. Mësohet se në momentin që ka ndodhur aksidenti 3 vajzat kanë qenë duke shkuar për në shkollë. Bëhet me dije se 3 nxënëset kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se drejtues i mjetit tip “Golf” me të cilin u përplasës 3 nxënëset është R.Ç, 33 vjeç.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së sotme dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

 

Njoftimi i policisë:

 

Lushnje

 

Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

 

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.