Makina në shpejtësi sulmon turmën, 6 të vdekur,ekzekutohet autori

Makina në shpejtësi sulmon turmën, 6 të vdekur,ekzekutohet autori

588
0

Të paktën 6  persona kanë vdekur të shtypur nga një makinë me shpejtësi të madhe në një turmë në Zaoyang, në qytetin e provincës kineze të Hubei. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 6 lokale. Sipas mediave lokale, policia ka vrarë autorin e ngjarjes. Personat e plagosur janë dërguar me shpejtësi në spital.

Hakmarrje ndaj shoqërisë?-Sipas policisë, personi nën drejtimin e makinës ka shtypur personat në zonë, në një pjesë pedonaleje. Ngelet të shikohet nëse episodi mund të klasifikohet si një ‘hakmarrje ndaj shoqërisë’.

Ngjarja bëhet një motiv shqetësimi për autoritetet kineze, dhe bëhet fjalë për një plan mujor për t’u hakmarrur ndaj padrejtësive të supozuara.