Makina del nga rruga, vdesin dy persona në Tiranë

Makina del nga rruga, vdesin dy persona në Tiranë

429
0

Dy persona ka në mbetur te vdekur si pasoj i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Kamëz. Mësohet se një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga, duke lënë të vdekur E.H, 34 vjeç dhe RR.Gj 28 vjeçe. Po ashtu, brenda makinës ishin dhe dy persona të tjerë të cilët janë transportuar për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi i policisë

 

Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi  i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç,  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja  shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.

 

Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.