“Ma largo, nuk e duroj dot më”/ Vjehrra kallëzon nusen për kanosje,...

“Ma largo, nuk e duroj dot më”/ Vjehrra kallëzon nusen për kanosje, e reja: Mesazhet i kisha për fallxhoren… (Zbulohet i dashuri sekret)

432
0

Një grua nga Poliçani ka denoncuar nusen e djalit të saj për kanosje. Dosja.al mëson se gruaja në fjalë (vjehrra e kërcënueses), është drejtuar në Prokurorinë e Tiranës ku ka bërë edhe kallëzimin penal, kundrejt nuses së saj. Mirëpo, pas diskutimit të çështjes në familje, vjehrra është penduar dhe ka tërhequr denoncimin ndaj nuses së saj, me arsyetimin se ‘palët janë sqaruar’.

 

Por çfarë ndodhi saktësisht mes tyre?

 

Në ankimimin e siguruar vjehrra ka deklaruar se e ka paditur nusen për kanosje, pasi kjo e fundit e ka larguar nga shtëpia. Ajo tregon se fillimisht ka ardhur tek shtëpia e djalit të saj, ku jeton nusja bashkë me mbesën, pasi djali ndodhet në Kanada. Ajo shton më tej se me kalimin e ditëve ka zbuluar se nusja ia tradhëton djalin dhe se për këtë gjë ka edhe teskte të mesazheve që e denoncuara ka dërguar kundrejt një personi të tretë, me tekstin “Ma largo, s’e duroj dot më”.

 

“…Kam ardhur në Tiranë për të jetuar në shtëpinë e djalit tim, dhe familjen e tij, e cila përbëhet nga e shoqja dhe një vajzë. Unë erdha me dëshirën e mirë dhe me kërkesën e djalit për të jetuar me familjen pasi djalit i doli viza për në Kanada dhe është larguar në Kanada. Gjatë kësaj periudhe që kam jetuar në shtëpinë e djalit me nusen e tij dhe vajzën nuk kam patur probleme por kohët e fundit unë kam mësuar që nusja e djalit po e tradhton djalin dhe për këtë unë kam në dispozicion dhe fotografitë dhe mesazhet. Para se djali im të shkonte në Kanada e kishte kuptuar se e shoqja mund të kishte lidhje me një tjetër por për këtë janë pajtuar, por djali i ka thënë se nëse edhe një rast tjetër do të përsëritësh atëherë edhe unë do të ndryshoj qëndrim. Për këtë kanë patur dijeni edhe prindërit e nuses….,”- shkruhet në ankimim.

 

 

Ndërsa vetë nusja, është shprehur se mesazhet kanë qenë për një fallxhore, që ajo e ka mikeshë, gjë që pas hetimeve të bëra nuk ka rezultuar e vërtetë, por është zbuluar se ‘fallxhorja’ është pikërisht i dashuri.

 

Madje, i dashuri i nuses në fjalë ka deklaruar se as që e kishte idenë që vajza që sapo kishte njohur, ishte e martuar apo që kishte kërcënuar edhe vjehrrën. Çështja është pushuar dhe shpenzimet gjyqëzore i ka mbyllur vetë vjehrra që bëri kallëzimin.