Luksemburgu, Amsterdami dhe Veriu I Francës goditen nga tornado!

Luksemburgu, Amsterdami dhe Veriu I Francës goditen nga tornado!

406
0

Rreth  orës 18 se dites se djeshme në pjesën veriore të Luksemburgut pati stuhi të fuqishme për shkak të destabilizimit të madh të atmosferës u krijua edhe një tornado. Tornado ishte mjaft e fuqishme dhe shkaktojë edhe dëme të mëdha materiale dhe lëndime në njerëz. Raportohet se të paktën 6 persona janë lënduar nga tornadoja në Petange të këtij shteti të Beneluksit.

Gjithashtu bëhet e ditur se një tornado tjetër e fuqishme u krijua edhe në kryeqendrën holandeze Amsterdam dhe poashtu bëhet me dije se ka dëme materiale.

Në të njëjtën kohë pra rreth orës 18 një tornado tjetër është krijuar edhe në Francë e cila gjithashtu ka shkaktuar dëme materiale. Ende nuk raportohet për pasoja tjera eventuale.