LSI paralajmëron Veliajn: S’japim votën për rritjen e çmimit të ujit nëse...

LSI paralajmëron Veliajn: S’japim votën për rritjen e çmimit të ujit nëse nuk plotësohen këto kushte

403
0

Në një kohë kur sot pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet, LSI ka paralajmëruar se nuk do bashkojë votat me PS për këtë nismë nëse nuk plotësohen disa kushte. “Votën tonë sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në bazë të realizimit të këtyre pikave:

1-Të merren masa për prerjen e lidhjeve të paligjshme që u bëhen disa bizneseve klienteliste

2-Të përjashtohen nga rritja e çmimit të ujit të pijshëm pensionistët dhe familjet në nevojë.

3-Të vendosen çmime diferenciale për bizneset, që tarifat të jenë të ndryshime për fabrikat dhe baret.

Sa i përkët koncesioneve të shkollave, ne jemi kundër çdo koncesioni. Nëse nuk reflektohen këto vendime, atëherë nuk e japim votën”- tha këshilltarja e LSI-së, E.Xhixho, gjatë një deklarate për mediat. Nëse LSI bashkon votat me PD-në kundër PS-së në Këshillin Bashkiak, atëherë nisma e bashkisë nuk kalon.