LSI me mandate në të gjitha qarqet e vendit…

LSI me mandate në të gjitha qarqet e vendit…

345
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se forca politike që përfaqëson i ka siguruar mandatet në të gjitha qarqet e vendit, përveç ati të kukësit, ku LSI dhe PD do bashkojnë listat për të maksimalizuar votat.

Vasili foli në emisionin “Opinion” dhe për programet e LSI dhe PD, për të cilët tha se ata do të bashkohen dhe të sjellin një produkt më të mirë për Shqiptarët pas zgjedhjeve të 25 prillit.

LSI i ka siguruar mandatet në të gjithë qarqet e republikës, me përjashtim të qarkut të Kukësit. Dhe ka siguruar duke konkurruar e vetme. Në Kukës do të kemi një taktik elektorale. Ne do kemi listën tonë se është detyrim ligjor. Do të kemi dhe një taktik elektorale që mbështet dhe kandidatët e koalicion që kryesohet nga PD. LSI dhe PD i kanë të qarta objektivat e tyre.”-tha Vasili

Iliazaj: Pse nuk ka një marrëveshje për programin e përbashkët?

Nuk ekzisto asnjë kontradiksion për asnjë arsye. Partitë janë komplementare për shtresat që përfaqësojnë. Natyrshëm që do të kenë programet e tyre. Në vijim do të ketë elemente ku do të fuzionohen programet e ku do të jenë elementët ku do të reflektohen elementet që janë të rëndësisehme për PD dhe LSI. Fuzioni do të bëjnë që dy produktet të bëjnë një produkt më të mirë.