LSI bën surprizë në Elbasan. Kandidon Ermir Gjinishin, pasardhës i një familje...

LSI bën surprizë në Elbasan. Kandidon Ermir Gjinishin, pasardhës i një familje me tradita historike

374
0

LSI bën surprizë në Elbasan. Kandidon Ermir Gjinishin, një figurë e njohur dhe e dashur, jo vetëm në këtë qark, por në mbarë Shqipërinë. Nga pikpamja historike origjina e Ermir Gjinishit është sa patriotike, aq edhe frymëzuese. Stërgjyshi i tij ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë krah Ismail Qemalit. Ndërsa Mustafa Gjinishi ishte një udhëheqës brilant i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare që u vra pabesisht nga diktatori Enver Hoxha. Sa i përket personit të tij, Ermir Gjinishi është një figurë e kompletuar, një intelektual i mençur, mjeshtër i argumentit dhe fjalës. Falë intelektit dhe zgjuarsisë së tij, ai ka spikatur kudo dhe ka mbajtur pozicione mjaft të rëndësishme si nw Komunitetin Mysliman Shqiptar, Kryeministri, Presidencë etj.

Por mbi të gjitha Ermir Gjinishi është një njeri i drejtë, i pastër, i besuar dhe me mbështetje të gjërë, jo vetëm në vendlindjen e tij Peqin, por në gjithë qarkun e Elbasanit. Janë të gjitha këto cilësi e virtyte të tij që bëjnë të mendosh se LSI në këtë rast ka bërë zgjedhjen e duhur në qarkun e Elbasanit.

 

Por kandidatit i mbetet shumë punë për të bërë. Ai duhet të punojë fort për riorganizimin e strukturave, bashkimin e anëtarësisë dhe mobilizimin e simpatizantëve.

 

Ermir Gjinishi u pa në krah të Kryetares së LSI Monika Kryemadhi duke bërë prezantimin e tij të parë si kandidat. Kujtojmë se për dy mandate emër kryesues në Elbasan ka qenë Edmond Haxhinasto. Ndërsa në këtë zgjedhje Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi kryeson listat në Elbasan dhe Fier.