Lorik Cana baba për herë të dytë, bashkëshortja zbulon gjininë e...

Lorik Cana baba për herë të dytë, bashkëshortja zbulon gjininë e bebes (FOTO)

367
0

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, do të bëhet baba për herë të dytë. Ka qenë bashkëshortja e tij, Monica, ajo që ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, duke postuar një foto ku tregon edhe barkun e rrumbullakosur.

Monica bëri publike një foto në rrjetet sociale ku duket së bashku me ish-kapitenin, ku ky i fundit mban duart në barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes.

Ajo shfaqej në një foto me bark të rrumbullakosur, ndërkohë dje ka zbuluar edhe gjininë e bebes që do vijë në jetë. Monika bën me dije se ajo dhe Loriku do të bëhen së shpejti me një vajzë.

Ndërkohë kujtojmë që, Loriku dhe Monica, janë prindër të një djalë, të cilin e quajnë Bojken, ndërsa gjini e bebit që po vjen është ende mister, Po ashtu  ish-kapiteni e ka treguar më parë emrin që kishte menduar për fëmijën e dytë, para se bashkëshortja e tij të ishte shtatzëne.

Gjatë një intervistë për “Wake Up”, ish-kapiteni është shprehur se po të ishte vajzë, dëshironin që ta quanin Enkelejda.