Londra hesht, por nuk i harron heronjtë e saj! Nga Anila Kadija

Londra hesht, por nuk i harron heronjtë e saj! Nga Anila Kadija

857
0
@anila.kadija foto
@anila.kadija foto

Sot, do të kishte qënë ndryshe. Nuk mund ta imagjinosh Londrën pa njerëz të cilët rendin me një gotë kartoni,kafeje nga Costa, në dorë. Apo të shkujdesur në nxitimin e hapave të tyre, tuneleve të nëndheshme, nëpër linjat e metropolitans që mbartin me mijëra pasagjerë në ditë, të cilët rendin drejt fatit të tyre me ambicie dhe kuriozitet.

Po ashtu nuk mundesh ta imagjinosh këtë qytet kaq interesant, por edhe të rezervuar pa rrugët e mbushura me turistë, që shohin vazhdimisht përreth duke mbajtur hartën e qytetit në një dorë dhe në tjetrën çanta me gjithë çfarë i desh, tekanjoze dhe bizarre turistike. Jemi mësuar ta shikojmë këtë qytet me larminë e parqeve plot duke përfytyruar dhe shpresuar që të largohen retë e të dali dielli sa më shpesh. Kjo klimë ja ka shtuar misterin Londrës gjithmonë. Por sipër ironi të fatit dhe të situates që po kalohet nga izolimi dhe gjëndja e pandemisë ,këto dy muaj, natyra ka qënë shumë bujare me londinezët. U mësuam pa turistët dhe dyert e mbyllura të teatrove, siç janë në zonën e njohur të Govent Garden. Ky vend ngjasonte, çdo pasdite, një parade ku të gjitha moshave nën dritat e projektorëve ju ndizej entuziazmi përgjatë pritjes për duartrokitje. Ka ndaluar prej kohësh Syri i Londrës ( London Eye) heshtur rri Big Ben i mbështjell nën tendën e punimeve që po bëhen për ta mirëmbajtur.

@anila.kadija foto

Sot do të kishte qënë më shumë se asnjëherë turma e njerëzve, të grupuar shumë ngjiturnjëri-tjetrit dhe jo me distance e frikës, përballë ritmit të trokitjes së patkoit.  Ndërrimi dhe shfaqja e rojeve pompoze të gardës mbretërore një event më vete. Nuk ka më fëmijë që t’i gëzohen kalorësve me shpatë!

Jemi si të mpirë në këto ditë pandemie, nga një izolim në pamje të pare, me rregulla që respektohen nga të gjithë por edhe që shkelen shpesh.

 

@anila.kadija foto

Vazhdojmë jetën Brenda botës tone të vogël, shtëpive që heshtin nga jashtë por që ziejnë brenda. Asgjë nuk është ndryshe nga ato që shohim edhe në shtete të tjera. Londinezët e kanë gjetur një kompromis me punën on line, me shkollën po ashtu, me argëtimin apo me njëri-tjetrin nëpërmjet teknollogjisë dhe rrjeteve sociale! Por, nuk e besoj që do ta kenë gjetur për këtë fund jave, ku temperaturat do të ngrihen shumë, 10 gradë mbi të mesmen e sezonit. Ata çdo gjë mund të evitojnë me indiferencën e tyre, por asnjëherë ndjesinë e të qënurit krenarë për historinë e tyre dhe celebrimeve me kohë të mirë. VD DAY e 1945 është deklaruar si festa nacionale, një natë përpara, nëpërmjet një transmisioni radiofonik nga BBC. Me 8 Maj 1945, ky festim madhështor në Londër, sidoemos në zonën e Trafalgar Square e Buckingham Palace ku mbreti Giorgio VI me mbretëreshën Elisabetta dhe kryeministrin e asaj kohe Winston Churchilli ndodheshin, pati një përshëndetje special prej tyre. Mbretëria e Bashkuar sot kujton 75 vjetorin e Ditës së Fitores në Europë dhe të rënit e saj në Luftën e Dytë Botërore në një mënyrë jo të zakontë. Në orën 11.00 dy minuta heshtje për të rënit, në orë 15.00 një ngritje gotash për heronjtë dhe në 21.00  fjalimi i mbretëreshës Elizabeth II.  Një Londër ndryshe e cila çdo të enjte, në orën 20.00, duartroket nga çdo cep heronjtë e NHS pa i harruar asnjëherë, sot do të kujtojë të tjerë akoma nëpër sheshet dhe rrugët e heshtura. Boris Johnson në letrën drejtuar veteranëve nënvizon faktin që “armiku i pamëshirshëm“  paralizoi eventin por nuk ndaloi kujtesën tonë me nderim ndaj jush!

 

@anila.kadija foto

Por, mbetet fakti i dilemës londineze “ Të dal apo të mos dal” në tundimin që do të mbërrthejë popullsinë vendase këtë fundjave të nxehtë Maji.

 

AnilaKadija

Londër, 8Maj 2020.