Llalla i përgjigjet Xhafajt dhe hesht për shitjen e informacionit tek Berisha

Llalla i përgjigjet Xhafajt dhe hesht për shitjen e informacionit tek Berisha

397
0

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri dhe arrestimin e tij. Ministri Xhafaj hodhi akuza se segmente të caktuara të Prokurorisë po përdoren politikisht për situatën e krijuar në vend, e sidomos në rastin e ish-ministrit Tahiri. Në përgjigje të këtyre akuzave, kryeprokurori Llalla tha se ministri Xhafaj, duhet të jetë i informuar mbi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale në vend. “Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të z.Xhafaj. Kryesuesi i reformës në drejtësi, dhe ministri i Brendshëm nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, besoj se është problem i tij. Prokuroria shqiptare po ndjek me vëmendje të veçantë hetimin e të gjithë rasteve të kriminalitetit në vend. Situata është e tensionuar. Krimi i shpërndarë në mënyrën galoponte në tërë territorin e vendit është shqetësues. Situata në Elbasan, Vlorë, Lushnjë, Durrës, është problematike. Detyra jonë është të hetojmë të gjitha këto raste, dhe të gjithë krerët dhe drejtuesit e policisë që me veprimet e tyre apo mosveprimet kanë lejuar këto veprimtari. Apo që nuk kanë arrestuar kriminalët, mos themi që disa drejtues akuzohen se kanë bashkëpunuar me bandat”, u shpreh kryeprokurori Llalla. Sa i përket akuzës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që Prokuroria shiti operacionin e Babicës, kryeprokurori nuk e komentoi duke u justifikuar se nuk e ka dëgjuar një gjë të tillë. “Operacioni në Babicë të Vlorës ku u sekuestruan 4 ton kanabis u shit nga Prokuroria, tha Xhafaj. Ndërsa gazetari Artan Hoxha zbuloi mbrëmë edhe emrin e prokurorit që shiti informacionin tek ish-kryeministri Sali Berisha. Hoxha hodhi dyshime se videon e publikuar një ditë më parë, nga “qytetari dixhital” për tonelatat e drogës në Babicë, Berisha e ka siguruar nga prokurori tropojan, Besim Hajdarmataj.