LIVE/ Acarohet situata tek parlamenti, lëshohet gaz lotsjellës. Ndërhyn FNSH

LIVE/ Acarohet situata tek parlamenti, lëshohet gaz lotsjellës. Ndërhyn FNSH

378
0

Situatë e tensionuar tek parlamenti, ku pas shtyrjeve dhe tentativave nga protestuesit për të çarë radhët e policisë është hedhur gazi lotsjellës. Policët e rendit janë larguar dhe në radhë të parë është gati për ndërhyrje FNSH. Gazi lotsjellës ka arritur të shpërndajë turmën e protestuesve, një pjesë e të cilëve janë tërhequr drejt rrugës së Elbasanit. Tensione e shashka tek parlamenti. Protestuesit kanë tentuar të çajnë radhët e policisë sërish dhe kanë hedhur herë pas here tymuese e bidona drejt policisë. Mes policisë dhe protestuesve ndodhen ish-deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu. Qytetarë të shumtë e mbështetës të opozitës janë vendosur në dy hyrjet e parlamentit, ku kanë kaluar deputetët e maxhorancës. Ata kanë lëshuar thirrje “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”.