Libri ‘Gjeografia e Maqedonisë’ e cila fyen shqiptarët, reagon Zaev: Do të...

Libri ‘Gjeografia e Maqedonisë’ e cila fyen shqiptarët, reagon Zaev: Do të hiqet nga përdorimi këtë vit

493
0

 

MAQEDONIA E VERIUT– Përmbajtja fyese ndaj shqiptarëve në librin “Gjeografia e Maqedonisë” do të hiqet këtë vit, ndërsa procedura për këtë veçse ka filluar, tha kryeministri Zaev, sot duke ju përgjigjur pyetjes të Portalb.mk. Ai theksoi se është i vetëdijshëm që ky libër përdoret që nga viti 2002 ndërsa përmbajtja e tillë doli në pah në vitin 2018.

 

E dyta herë për të njëjtin mandat kryeministri Zaev premtoi se do të ndërmerren hapa konkret në heqjen prej përdorimi të librit “Gjeografia e Maqedonisë”, libër ky, që ka përmbajtje fyese kundrejt shqiptarëve dhe jo vetëm. Ai tha se në reformat të cilat po realizohen aktualisht janë përfshirë edhe ndryshimet e disa prej librave, pasi që siç theksoi Zaev, ky libër nuk është i vetmi me përmbajtje të tillë fyese kundrejt një nacionaliteti.

 

“Për shkak se në planin e reformave të parapara në arsim, janë përfshirë edhe ndryshimi i librave. Nuk mundet që në qoftë se nuk keni të përgatitura përmbajtje të re mësimore, në cilëndo qoftë lëndë, të heqin lëndën menjëherë që të mund të ndryshohen përmbajtjet, ato përmbajtje veçse ndryshohen, dhe një nga hapat e rëndësishme është sigurimi i librave kualitativ në shkollimin fillor dhe të mesme”– tha Zaev.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri premtoi zgjidhje sistematike për këtë çështje si dhe largimin e tërësishëm nga programi mësimor të librit “Gjeografia e Maqedonisë”, në kuadër të këtyre reformave, Zaev theksoi se do të ketë ndryshim edhe të planprogrameve mësimore.

 

Në libër historia e Shqipërisë, është dhënë ndryshe ngase është. Libri shkollor i përçon dezinformata të thella për nxënësit e shkollave të mesme, ku theksohet se shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.