Leonard Olli: Do na sjellë emigrantë të ndërtojnë Shqipërinë, çoç fshihet këtu

Leonard Olli: Do na sjellë emigrantë të ndërtojnë Shqipërinë, çoç fshihet këtu

355
0

Anëtari i Bordit Drejtues të partisë Bindja Demokratike, Leonard Olli reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për improtimin e fuqisë punëtore për rindëtimin pas tërmetit, pasi sipas kreut të qeverisë, në Shqipëri ka mangësi.

 

Olli ironizon Ramën edhe për sulmet ndaj mediave, duke thënë se i kërcënon sa herë “i del ndonjë e palarë” sikundër “ato të natës së djeshme në Durrës”, duke iu referuar bisedës me ish kryebashkiakun Vangjush Dako.

 

Reagimi i Leonard Ollit:

 

Sa herë që i del nga një e palarë, sikundër ato natës së djeshme në Durrës, i fut nga një kërcënim me ligj a pa ligj medias! Dhe ato pamje i nxorri vetë…. Paketën antishpifje ja hodhi poshtë Europa, por lideri global insiston edhe ta shtojë…. shto ujë e shto miell…. tani do na sjellë edhe emigrantë që të ndërtojnë Shqipërinë!!! E kush, ky që ka dëbuar plot 600 mijë shqiptarë me dorën e vet…. këtu nuk po jetojnë dot vendasit ku premton të huaj…. nëse them se, thuhet që çoç fshihet këtu, përbën shpifje apo dyshim???!!!! Po sikur në vend që ndërtohet nga e para të shikohen alternativa të tjera që ofron tregu?! Tani edhe pse-të do përbëjnë shpifje, u pa kjo punë, duhet folur vetëm për sportin si në diktaturë që lideri global të ndjehet i qetë…