Lëkundjet sizmike nuk ndalen

Lëkundjet sizmike nuk ndalen

241
0

Toka vijon të lëkundet herë pas here në zonën e Korçës si pasojë e nëntërmeteve që kanë rënë pasditen dhe mbrëmjen e djeshme. Të paktën 12 tërmete të lehtë janë regjistruar gjatë orëve të fundit në zonën e Korçës, ndërkohë që epiqendrat kanë qenë fshatrat, Vithkuq, Dardhë dhe Floq.

Në këtë të fundit njofton Ministria e Mbrojtjes, pranë të cilës gjendet dhe Shtabi i Emergjencave, është bërë sistemimi i 45 banorëve në shkollën e fshatit Floq si dhe 25 banorëve në qendrën sociale “Kenedy”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht 70 banorë janë ende në çadra e po asistohen me ndihmat për çdo nevojë tyren. Sot zona e Floqit, njëra prej më të prekurave nga tërmetet e rëna ditët e fundit do të vizitohet edhe nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.

Ndërkohë nga banorë dhe vullnetarë të Bashkisë Tiranë u nis këtë mëngjes një kamion me ndihma në veshmbathje dhe ushqime./ABC News Albania 24/7

Shperndaje