Lefter Maliqi paralajmëron rëndë qeverinë: Autoblindat dhe tanket do vijnë për ta...

Lefter Maliqi paralajmëron rëndë qeverinë: Autoblindat dhe tanket do vijnë për ta asgjësuar

443
0

Deputeti opozitar Lefter Maliqi nuk i ka ndalur akuzat ndaj qeverisë në këtë kohë pandemie. Mëngjesin e sotëm, Maliqi ka publikuar një foto ku shfaqet në një fushë me lule dhe me ironi shkruan se është në kërkim të armikut të padukshëm. Jo vetëm kaq, por Maliqi ‘thumbon’ ashpër qeverinë duke shkruar se autoblindat dhe tanket do të vijnë shumë shpejt aty për ta asgjësuar armikun e padukshëm.

Teksa uron një muaj të mbarë, ai shpreson se ditë më të mira do të vijnë dhe se ndryshimi do ndodhë.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

 

Në kërkim të armikut të padukshëm😂😂. Autoblindat dhe tanket do vijnë më pas për ta asgjësuar(😂Rilindje)😂. Një muaj të mbarë për të gjithë. Ditë më të mira do vijnë, ndryshimi do ndodh🙏.