Lefter Maliqi: Këta po mbajnë peng Gjykatën Kushtetuese

Lefter Maliqi: Këta po mbajnë peng Gjykatën Kushtetuese

395
0

Deputeti i pavarur Lefter Maliqi duke folur në parlament, deklaroi se maxhoranca e ka mendjen të vjedhë, edhe në kohë pandemie, dhe këtë e ka treguar me tenderat të cilat i klasifikon si sekrete. Maliqi theksoi se parlamenti i Shqipërisë mblidhet nga interesat e shumicës e jo nga ato të popullit shqiptar. “Opozita jashtë-parlamentare thotë se duhen teste masive. Maxhoranca nuk e ka mendjen tek populli, por tek pazaret e tyre. Këta nuk duan të ngrejnë Gjykatën Kushtetuese. Kjo sepse këta vodhën votat, manipuluan votat, këta kanë frikë nga zgjedhjet e ndershme. Ky parlament mblidhen vetëm për interesat e shumicës”, u shpreh Maliqi në Kuvend, ku shprehur dhe qendrimin e tij kundër zgjatjes së periudhës së pandemisë.

 

Duke iu referuar kërkesës së Ruçit që të gjithë deputetët të mbajnë të vëna maskat, Maliqi tha se të paktën ligjvënësit dhe qeverinë, populli do të dëshironte që ti shihte pa maska. ‘Mua më bëhet qejfi që socialistët e vjetër nuk i kanë vendosur maskat. Sigurisht që unë jam kundër zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për interesat personale të Surrelit, që do vijë këtu pas pak dhe do flasë një orë’, u shpreh më tej Maliqi.