Lefter Maliqi bën thirrjen e fortë për Teatrin: Beteja jetike e trupit...

Lefter Maliqi bën thirrjen e fortë për Teatrin: Beteja jetike e trupit të sákatosur, ia vlen të japësh edhe…

352
0

Deputeti Lefter Maliqi i ka bërë të gjithëve thirrje që të mblidhen tek teatri pasi është kauzë jetike e trupit të sákatosur të Shqipërisë. Teksa ndodhet në parlament, në një shkrim në Facebook, Maliqi tha: “Të gjithë tek Teatri. Ora e provës po afron. Kauza me fisnike që ja vlen të japësh edhe jetën.Teatri Kombëtar nuk është thjesht një ndërtesë, aty është Memoria Kombëtare e shqiptarve për të cilin do të luftojmë deri në fund. Në këto vite të Rilindjes, Sulltani na ka dhënë disa kauza me veprimet e papërgjegjshme të tija. Por Kauza e Teatrit Kombëtare është beteja më jetike e trupit të sákatosur të Shqipërisë. Të gjithë Shqiptarët të mblidhemi te Teatri!!!” Ndërkohë, ditën e nesërme, prishja e godinës së Teatrit Kombëtar do të futet në rendin e ditës së këshillit bashkiak. Këshilli bashkiak do të mblidhet nesër për të votuar mbi propozimin për shèmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas vendimit të qeverisë për t’ia kaluar godinën në pronësi Bashkisë Tiranë, në rendin e ditës së mbledhjes së këshillit bashkiak është futur vendimi për miratimin e aktekspertizës së Institutit të Ndërtimit, realizuar që në vitin 2018.  Mbledhja është parashikuar të nisë në mesditë, ndërkohë që pritet që tènsionet me artistët që janë prej vitesh tashmë në mbrojtje të godinës të rriten.