Lampard me kontratë faraonike, Çelsi e mbulon me paund

Lampard me kontratë faraonike, Çelsi e mbulon me paund

87
0

Emërimi i Frenk Lampard si trajneri i ri duket vetëm çështje kohe, me të dy palët që kanë gjetur edhe marrëveshjen mes tyre.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, trajneri i ri do të vlerësohet në maksimum nga drejtuesit londinezë, pasi Lampard do të përfitojë njësoj sa Mauricio Sarri. Ish-mesfushori do të firmosë kontratën 3-vjeçare, ku do të paguhet 5.5 milionë euro në sezon.

Në total në xhepat e Lampard do të shkojnë plot 16.5 milionë euro, me anglezin që mund ta quajë kontratën me Çelsin më shumë se faraonike, pasi kujtojmë, blutë janë ekipi i dytë që Lampard do të drejtojë në karrierën e tij të re si trajner.

 

 

loading...