‘Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17’, mesazhi Ramës nga...

‘Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17’, mesazhi Ramës nga Elbasani për Ditën e Verës

378
0

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Elbsanit ku festohet më së miri Dita e Verës. Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini.  Kjo atmosferë nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Edi Rama bashkë me urimin për ditën e Verës: “Gëzuar ditën e Verës nga Elbasani. Është një vit i vecantë edhe për ditën e verës. Lala me 14, Luli më 16, Lali më 17”. Po ashtu në Elbasan ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili zhvilloi takim me disa qytetarë. Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi disa ditë më parë se festimet për Ditën e Verës në kryeqytet do të zhvillohen të dielën, për shkak se sot parashikohet një mot me shi.