LAJM I BUKUR/ Gruaja lind trinjakë pas 15 vitesh martesë e përpjekjesh,...

LAJM I BUKUR/ Gruaja lind trinjakë pas 15 vitesh martesë e përpjekjesh, Manastirliu i dorëzon çekun prej 3.6 mln lekësh

330
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka dorëzuar personalisht çekun e bebes Etlevës një nëne të re e cila pas 15 vitesh përpjekje ka sjellë në jetë trinjakë. Ministrja ka ndarë lajmin me ndjekësit në facebook për lindjen e trinjakëve, dy vajza dhe një djalë. “Prej 15 vitesh mezi prisnin të bëheshin prindër dhe 1 ditë më parë janë bërë me dy vajza e një djalë. Me kënaqësi i dhashë Etlevës çekun 3.6 milion lekë për trinjakët Mabel, Amelia dhe Elsjan”, shprehet Manastirliu.

72739329_392221438321532_5177951334413893632_n.jpg

Ministrja shprehet se “të porsalindurit dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë, por janë ende në kujdesin e ekipit mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë”.

 

Bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit.

 

Ndihma e menjëhershme financiare u jepet familjeve në masën dyzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, tetëdhjetë mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë, njëqind e njëzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.

 

Në rastet e nënave që lindin binjakë apo trinjakë: në rastin e parë masa e përfitimit është tetëdhjetë mijë lekë për secilin fëmijë dhe për rastin e dytë njëqind e njëzet mijë lekë për secilin fëmijë.

 

Nga Janari, 26,210 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.