La të atin e infektuar me Covid-19 dhe shkoi në Bergamo, kush...

La të atin e infektuar me Covid-19 dhe shkoi në Bergamo, kush është mjekja nga Durresi për të cilën po flet shtypi italian

560
0

Ornela Gelaj është një nga mjeket shqiptare që shkoi në Itali me grupin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria për të kontribuar në luftën kundër Covid-19. Ajo ka përfunduar studimet e larta për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Universitetin e Romës “Tor Vergata”.

 

Mbiemri i saj nuk është i panjohur për shëndetësinë shqiptare, pasi prindërit e Ornelës janë të dy mjekë në profesion. Babai i saj, Beqir Gelaj, i cili është mjek infeksionist në Spitalin e Durrësit, disa ditë më parë ka qenë në qendër të mediave, pasi u përball me virusin Covid-19, raporton newsbomb.al

 

Ai u infektua nga një paciente e tij, teksa ka qenë duke i shërbyer. Krahas kësaj vështirësie familjare, Ornela ka dalë vullnetare për të ndihmuar popullin italian. Një sakrific, kjo që është vlerësuar nga të gjithë, qoftë njerëzit e thjeshtë, por edhe nga profesorët e saj në Itali.

 

Një ndër ta ka qenë edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë italiane Pierpaolo Sileri, i cili është njëherazi dhe një nga profesorët e saj të kirurgjisë. Ai e ka pritur Ornelën në Romë bashkë me mjekët e tjerë shqiptarë dhe e ka falenderuar që është bërë pjesë e kësaj beteje.

 

Ndërsa ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e Gelajt, e cila thekson nga Spitali i Breshias se pavarësisht vështirësive, atje mbizotëron fryma pozitive dhe do t’ia dalin për ta përballuar këtë situatë.

 

‘Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me Covid-19’, është shprehur Ornela Gelaj.