Ky smartfon mban 50 ditë bateri!

Ky smartfon mban 50 ditë bateri!

582
0

Një smartfon i ri i prodhuar nga kompania “Avenir Telecom” pretendon se me një karrikim të vetëm mund të shkojë deri në 50 ditë. Por si me çdo të mirë që ka dhe të këqijat e veta, edhe ky telefon nuk bën përjashtim. Për të garantuar një jetëzgjatje kaq të madhe, kompanisë i është dashur të sakrifikojë goxha në “departamentin” e dizajnit. Telefoni i quajtur Power Max P18K Pop, garanton dy ditë kohëzgjatje duke parë video dhe 100 orë muzikë pa ndërprerje. Kapaciteti i baterisë është plot 18,000 mAH, dhe kjo s’do shumë për t’u vënë re.

Shperndaje