Ky skrab me mente do t’i bëjë buzët tuaja më të bukura...

Ky skrab me mente do t’i bëjë buzët tuaja më të bukura e më të plota

347
0

Zona e buzëve shpesh lihet pas dore kur është fjala për trajtimin me skrab, por harrojmë që buzët janë shumë delikate dhe në rast të dehidratimit apo temperaturave ekstreme të motit, ato tentojnë të plasariten. Është e nevojshme të hidratohen, ushqehen dhe eksfoliohen rregullisht për të qenë të shëndetshme, të bukura e të plota.

Ky skrab me mente, përveçse eksfolion lëkurën e buzëve, nxit qarkullimin e gjakut dhe përbërësi aktiv i mentes shkakton një lloj ‘irritimi’ në zonën e buzëve duke i bërë ato të duken më të kuqe, voluminoze e mishtore.

Përbërësit për këtë skrab janë ¼ filxhani sheqer, një lugë mjaltë, një lugë vaj ulliri dhe një pikë vaj esencial menteje. Përzieni gjithë përbërësit në një tas derisa të homogjenizohen mirë. Aplikojeni skrabin në buzë dhe lëreni të pushojë për 5 minuta. Lajini buzët me një copë pambuku të lagur me ujë të ngrohtë dhe aplikoni balsam buzësh.