Ky është pëllumbi që po shitet për më shumë se 1 milionë...

Ky është pëllumbi që po shitet për më shumë se 1 milionë euro

235
0

Një pëllumb, i emërtuar ‘Armando’, është shitur për një shifër rekord prej 1.25 milionë euro.

Shtëpia e ankandit Pipa e nderoi Armando-n, pëllumbin belg me epitetin “Lewis Hamilton i pëllumbave”, për shkak të udhëtimeve në distanca të gjata, transmeton lajmi.net.

 

Para kësaj shitjeje, rekordi për shitjen e pëllumbave ishte 376,000 euro. Megjithatë, shtëpia ‘Pipa’ kanë thënë se kjo shifër është tejkaluar qysh në ditën e parë që Armando është vendosur në ankand.

 

Por Armando nuk është një pëllumb i zakonshëm. Tri garat e fundit të karrierës së tij ishin Kampionati i Ace Pigeon 2018, Olimpiada e Pëllumbave 2019 dhe Angoulême, të cilat i përfundoi që të gjitha me fitore.

 

Armando, që po mbush 5 vjet këtë vit, tani po shijon pensionin, së bashku me zogjtë e vegjël të tij.