Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si reultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell). Nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.