“Kush tha që kam partner?” Përgjigjja tjetër e Klea Hutës për lidhjen...

“Kush tha që kam partner?” Përgjigjja tjetër e Klea Hutës për lidhjen me Elgit Dodën

412
0

Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndoshta çifti më i komentuar në showbiz-in shqiptar, pasi u zbuluan disa foto të tyre në plazhet e jugut. Në pothuaj çdo intervistë mediatike, Klea dhe Elgiti nuk kanë rënë dakord për të dhënë të njëjtën përgjigje. Pak ditë më parë, në një intervistë për Prive, Elgiti, megjithëse nuk donte të fliste më për këtë temë, dha të njëjtën përgjigje: “Edhe mund të kemi, edhe mund të mos kemi diçka në të ardhmen…”Ndërsa sot, Klea, e ftuar në “Rudina”, pasi ndau eksperiencën e saj nga udhëtimi i fundit në Kinë dhe projektet e reja, sërish u përball me pyetjen “Si është e vërteta për lidhjen me Elgit Dodën?

“Nuk dua të flas më për këtë pjesë, edhe për këtë është përfolur shumë…” – tha ajo pas pyetjes së Rudinës. Por moderatorja, duke e ngacmuar, tha se, nëse janë vërtet çift, do të ishin një çift shumë i bukur: “Faleminderit shumë…” – e shoqëron Klea me të qeshur përgjigjen.

Ndërsa Rudina nuk e lë me kaq. Ajo e pyet nëse e kanë diskutuar mes tyre faktin e lajmeve të shumëpërfolura në media: “Sigurisht që e kemi diskutuar, ne jemi shokë shumë të mirë…” – ia kthen Klea, por shton se askush prej tyre nuk janë shqetësuar nga këto aludime: “Mërzitur jo, nuk është se na kanë bërë ndonjë gjë të madhe, thjesht të krijojnë bezdi…”

“Po nëse lajmi nuk është i vërtetë, atëherë mund të krijojë bezdi te partnerët respektivë…” shton më tej Rudina si për të mësuar të vërtetën e këtij raporti:

“Kush tha që kam partner?” – ia kthen Klea:

“Mund të ketë Elgiti…”

“Ah, Elgiti nuk e di….”

Megjithatë, ajo për të cilën nuk ka askush dyshime është që Elgiti dhe Klea janë shokë shumë të mirë, bashkëpunëtorë shumë të mirë. Kaq duan të thonë.