Kush janë porositësit e vrasjes së Artan Çukut? I arrestuari bëhet bashkëpunëtor...

Kush janë porositësit e vrasjes së Artan Çukut? I arrestuari bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

494
0

Një vit nga vrasja e komisarit Artan Cuku dosja po shkon drejt fundit të hetimeve. I dyshuari si atentator i Artan Cukut, Mikel Shallari merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë raporton televizioni “Report Tv”. Hetimet do të ndiqen nga prokurori i Krimeve të Rënda Henrik Ligori. Në kërkim për vrasjen e Cukut si porositës janë disa persona, të cilët nga rezultojnë se ndodhen jashtë vendit. Pista që po hetohet është ajo e vrasjes për shkak të detyrës, por nuk përjashtohen edhe motive të tjera si ajo e hakmarrjes. Artan Cuku u ekzekutua mbrëmjen e 8 prillit 2017 pranë banesës së tij në “Rrugën e Kosovarëve” pasi kishte dalë nga ambientet e një lokali. Vrasësist e kishin pritur Cukun për rreth dy orë përpara pallatit. I dyshuari Mikel Shallari pas krimit hodhi bluzën në një kazan mbeturinash dhe përmes ADN-së u zbulua se autori ishte i riu nga Kuçova.