Kush ishte Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit që u vra sot

Kush ishte Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit që u vra sot

681
0

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Viktima është vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Policia thotë se ka marrë një telefonatë rreth orës 04:25 dhe është njoftuar për atentatin. Në vendngjarje është konstatuar trupi i pajetë i Aleksandër Ndokës në automjetin e tij tip “Mitsubishi”. Menjëherë është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që për kapjen e autorit, ose autorëve të saj në mbështetje të policisë lokale janë dërguar edhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Babai i katër fëmijëve ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës që prej vitit 2015 dhe ishte pronar i një biznesi privat. 48–vjeçari u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në lagjen “Nënë Tereza”, nga persona ende të pa identifikuar. Nuk dihen ende arsyet e këtij ekzekutimi mafioz. Referuar formularit të vetëdeklarimit Ndoka nuk rezulton person me precedentë penalë. Paraprakisht dyshohet se dy mund të kenë qenë atentatorët, megjithatë, sipas korrespondentit të ABC Neës, Gjergj Figuri, policia është e rezervuar në dhënin e informacionit. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes sëbashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Autoritetet kanë ngritur pika të shumta kontrolli, si dhe kanë sekuestruar kamerat e bizneseve përreth, me qëllim identifikimin e autorëve. Kohë më parë, Samuel Ndoka, djali i 48–vjeçarit u arrestua pasi plagosi një person. Ndërsa i vëllai, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, e la mandatin e tij pasi rezultoi se kishte qenë i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore. Autoritetet kanë shoqëruar disa persona në ambientet e Komisariatit të Lezhës, në përpjekje për të identifikuar autorët e ekzekutimit të Aleksandër Ndokës. 48-vjeçari u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të shtune pranë banesës së tij.