Kush është shqiptari “hero” në Greqi që hyri mes flakëve për të...

Kush është shqiptari “hero” në Greqi që hyri mes flakëve për të shpëtuar shtëpitë e grekëve: Kam detyrim ndaj këtij vendi…

478
0

Astriti është shqiptari i cili është bërë kryefjala e mediave greke për ndihmën që ai dha në shuarjen e zjarreve.

Ai prej gati tridhjetë vitesh jeton në Greqi dhe përpjekjet e tij për të shuar zjarret që po i afroheshin shtëpive në Eva meriton një duartrokitje.

Ai përdori vetëm një degë peme për të shuar zjarret duke vendosur kështu në rrezik jetën e tij.

Siç shihet në video, ai i ngjitet edhe gardhit me tela me gjemba dhe me një degë të thyer, ai lufton për të shuar zjarrin, duke fituar kohën e mjaftueshme për të mbërritur një makinë zjarrfikëse në vend dhe të shuajë flakët.

Duke folur në kanalin privat Open, Astriti iu referua veprimit të tij, duke thënë se “ndjeva se po digjej shtëpia jonë, prona e të gjithëve dhe hyra brenda. U ndjeva si për atdheun tim, jam këtu për 29 vjet dhe bëra çmos për të shuar zjarrin. Arritëm në pikën e fundit dhe thashë se duhet të shpëtojmë. Ndjej se kam një detyrim ndaj këtij vendi ”, shprehet ai.