Kush është i propozuari nga Rama për kreun e ri të SHISH

Kush është i propozuari nga Rama për kreun e ri të SHISH

364
0

Helidon Bendo është propozimi i kryeministrit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës. Konfirmimi vjen nga Kryeministria përmes një njoftimi zyrtar. Emri i Bendos u propozua nga ana e Kryeministrit Rama, te Presidenti Ilir Meta pas një takimi 30 minutësh në presidencë. Helidon Bendo ishte emëruar si Zëvendësdrejtor i SHISH në 22 Prill të vitit 2016. Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Kush është Helidon Bendo sipas CV-së të publikuar në faqen e SHISH

Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH, ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA. Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

 

Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.

 

  1. Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.

 

Në formularin e vetëdeklarimit rezulton se Bendo ka emigruar disa herë në Greqi në vitet 1991-1993 mes periudhave të verës.